Serie A/ Interi “harakiri” në “San Siro”, super goli i Ramadanit mban gjallë shpresat e Leçes për mbijetesë

Itali | 1 vit më parë

Takimet e javës së 37-të të Serisë A kanë dhënë verdikte të forta sa i përket fateve të disa skuadrave. Sa i përket duelit për titullin kampion Interi nuk përfitoi nga hapi fals i Napolit në Parma. Zikaltrit kanë barazuar me Lacion në “San Siro” edhe pse kaluan dy herë në avantazh. Në barazim përfundoi edhe takimi në “Tardini” të Parmës ku në fund të duelit ndodhi gjithçka me kryesorin që u detyrua që të përjashtonte të dy trajnerët. Çështja e titullit do të vendoset në 90’ e fundit ku Napoli me 79 pikë prfet në “Maradona”, Kaljarin, i cili sot siguroi qëndrimin në Serie A. Ndërsa Interi (78 pikë) ndeshjen e fundit e luan në Como.

Sa i përket luftës në zonën e ftohtë Leçe mundi Torinon falë një goli të Ramadanit dhe tani luan për gjithçka në transfertën e vështirë të Romës ku i pret Lacio. Në këtë garë skuadra salentine lufton me Empolin e Ismajlit, e cila sot fitoi në Monza me shifrat 3-1 dhe tani shikon nga java e fundit ku pret në shtëpi Veronën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme