Serie A/ Juventusi pret Zhegrovën, Vlahoviç i jep tri pikët në Xhenoa

Itali | 1 vit më parë

Në pritje të Zhegrovës, Juventusi merr tri pikë të tjera në Serie A. Skuadra piemonteze është mjaft aktive në merkato pasi përveç shqiptartit kërkon të sigurojë edhe shërbimet e Kolo Muani, i cili pritej që të zëvendësonte pikërisht heroin e takimit të sotëm në Xhenoa.

Të besuarit e Tudor kanë mundur që të marrin një fitore me shumë vlera në Xhenoa në një ndeshje, e cila u vendos nga bashkëpunimi perfekt i Kostiç me Vlahoviç. Sulmuesi serb, i cili mendohej se nuk ishte më në planet e “Zonjës së vjetër” në dy javët e para të kampionatit ka shënuar dy gola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme