Sesko zgjedh Manchester United, Leipzig shet sulmuesin për 85 milionë euro

Futboll Bota | 1 vit më parë

Një tjetër nënshkrim shumë milionësh në Premier League: Manchester United ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e sulmuesit slloven të RB Leipzig, Benjamin Sesko, për 73.7 milionë stërlina (66.3 milionë stërlina tarifë fikse, pjesa tjetër në bonuse), ekuivalente me 85 milionë euro.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili ishte gjithashtu një objektiv i Neëcastle, tani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të nënshkruajë dhe të transferohet në “Old Trafford”.

Ardhja e Seskos e liron Hojlund, i cili është në shënjestër të Milanit dhe Romës. United, në këtë dritare transferimi të shënuar nga shifra rekord edhe për Premier League, duke shpenzuar deri më tani 130 milionë stërlina për Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme