SHBA: Mirëpresim zgjatjen e armëpushimit për Pashkët mes Ukrainës dhe Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se do të mirëpresë shtrirjen e armëpushimit midis Ukrainës dhe Rusisë për festën e Pashkëve.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha në një koment për Reuters, se “ne kemi parë njoftimin e Presidentit Putin për një armëpushim të përkohshëm për shkak të Pashkëve. Ne mbetemi të përkushtuar për të arritur një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës. Ndërsa vlerësojmë seriozitetin e tyre në këtë rast, ne do ta mirëpresim atë që shtrihet përtej së dielës”
Siç është raportuar, të premten, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se Uashingtoni do të braktiste përpjekjet për të negociuar një marrëveshje paqeje nëse nuk bëhet ndonjë përparim i qartë në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në Romë, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten optimistë për mundësinë e arritjes së paqes në Ukrainë.
Sidoqoftë, të dielën, Kremlini njoftoi se operacionet luftarake do të rifillonin në orën 00:00 të 21 prillit, pavarësisht propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të zgjatur armëpushimin e Pashkëve, të cilin Moska e kishte deklaruar në mënyrë të njëanshme një ditë më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




