SHBA, vetëvritet i fejuari i numrit dy në botë në tenis

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e ditës së sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi në Majemi i ka hequr jetën vetes ish-lojtari i hokejit në akull, Konstantin Koltsov.
Mësohet se 42-vjeçari është hedhur nga ballkoni i resortit “St Regis Bal Harbour”. Bjellorusi ndodhej në Florida pasi kishte shkuar për të mbështetur në “Miami Open” të fejuarën e tij, Arina Sabalenka.
Sipas Policisë së Majemit, 42-vjeçari është hedhur me dashje nga ballkoni i resortit me pesë yje.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes apo shkakut, i cili ka shtyrë ish-lojtarin e Pitsburg “Penguins” të kryente aktin fatal ende nuk është mësuar asgjë.
E fejuara e tij, e cila momentalisht është numri dy në glob, mësohet se nuk është tërhequr nga pjesëmarrja në “Miami Open”, por ka bërë me dije se pas ndeshjeve nuk do të jetë e gatshme për t’u shfaqur përballë gazetarëve për të dhënë konferenca për shtyp.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




