Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n në 4 vitet e ardhshme

Botë | 1 vit më parë

Shefit të mbrojtjes së Gjermanisë,  gjenerali Carsten Breuer ka deklaruar se anëtarët e aleancës perëndimore të NATO-s duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme.

Ai ka theksuar se Rusia po prodhon qindra tanke në vit, shumë prej të cilave mund të përdoren për një sulm ndaj vendeve baltike që janë anëtare të NATO-s deri në vitin 2029 apo edhe më herët.

Gjithashtu, Breuer këmbënguli që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut të mbetet e unifikuar për luftën në Ukrainë, me gjithë ndryshimet e mendimit të shprehura kohët e fundit nga Hungaria dhe Sllovakia.

Qëndrimi i tij vjen një javë përpara samitit të vendeve të NATO-së që do të mbahet në Hagë, ku pritet të diskutojnë buxhetet e mbrojtjes, midis temave të tjera.

Gjeneral Breuer tha se Nato po përballet me “një kërcënim shumë serioz” nga Rusia, gjë që ai kurrë nuk e ka parë në 40 vitet e tij në shërbim.

Për momentin, tha ai, Rusia po ndërton forcat e saj në një “masë të jashtëzakonshme”, duke prodhuar afërsisht 1.500 tanke çdo vit.

“Jo çdo tank i vetëm nuk do të shkojë në luftën e Ukrainës, por gjithashtu po shkon në aksione dhe në struktura të reja ushtarake që gjithmonë përballen me Perëndimin”, tha ai.

“Kjo është ajo që po vlerësojnë analistët – në vitin 2029. Kështu që ne duhet të jemi gati deri në vitin 2029 … Nëse më pyet tani, a është kjo një garanci që nuk është më herët se 2029? Unë do të thoja jo, nuk është ashtu. Kështu që ne duhet të jemi në gjendje të jemi gati të luftojmë”, u shpreh ai për BBC-në.

Prej shumë kohësh ka ekzistuar një frikë për një sulm ndaj një shteti të NATO-s pasi mund të shkaktojë një luftë më të madhe midis Rusisë dhe SHBA-së, e cila është anëtari kryesor i Aleancës.

Sipas nenit 5 të marrëveshjes së NATO-s, çdo sulm ndaj një shteti anëtar nënkupton sulm ndaj gjithë Aleancës dhe gjithë anëtarët duhet të mbrojnë vendin e sulmuar.

Gen Breuer veçoi të ashtuquajturin Suëalki Gap, një zonë që kufizohet me Lituaninë, Poloninë, Rusinë dhe Bjellorusinë, si një nga më të prekurit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme