Shërbimi i ndihmës së parë, ekspertët: Po rritet interesimi i qytetarëve për ta mësuar

Ndihma e parë është kujdesi dhe ndihma e menjëhershme që i jepet një personi që ka pësuar një dëmtim ose prekur nga një sëmundje përpara ardhjes së ndihmës mjekësore profesionale.
Ekspertët e Kryqit të Kuq Shqiptar konfirmojnë interesimin në rritje të qytetarëve, të cilët kërkojë të mësojë aplikimin e saj si në mjediset familjare apo edhe në ndonjë ngjarje të formave të ndryshme.
I ftuar në studion e RTSH24, Oltion Biba, ekspert i Ndihmës së Parë, tregon se çfarë duhet të kemi parasysh teksa ofrojmë këtë shërbim.
“Nga sensibilizimet e ndryshme që janë bërë shumica ka interes të informohen rreth dhënies së ndihmës së parë. Është shumë e rëndësishme mos marrja e kompetencave të të tjerëve, atë të mjekut në rastin e dhënies së ndihmës së parë, pasi mund të dëmtojmë më shumë”, tha ai.
Por ai ka edhe një apel për çdo qytetar, i cili gjendet pranë një vendi ngjarje, sidomos në rastet e aksidenteve rrugore.
“Vështirësinë më të madhe do të quaja ruajtjen e qetësisë në raste të tilla”, tha ai.
Shërbimet e menjëhershme dhe efektive të ndihmës së parë mund të lehtësojnë shkallën e dëmtimeve të ndryshme fizike që mund të bëhen dhe jetë kërcënuese dhe të sigurojnë që individët të marrin kujdesin e duhur përpara marrjes së shërbimit mjekësor të nevojshëm.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




