Sherr me thika në Tiranë, plagoset 61-vjeçari, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne (25 maj) në zonën e Kombinatit në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri të çastit mes dy personave, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e mjetit prerës.
Zyrtarisht policia deklaroi se rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit, si dhe për të dokumentuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




