Sherr në një mobileri në Nikël/ Vëllezërit goditen me mjete prerëse, dy persona në kërkim

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një konflikt i çastit i regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës, në Krujë, ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie, ku dyshohet se për motive të dobëta shtetasit me iniciale A. Xh. dhe G. Xh. kanë goditur me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç, dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme