Sherr për vendparkimin në Lezhë, plagoset me sende të forta një person

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një person mbeti i plagosur pas një sherri mes tre shtetasve në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të paradites të së enjtes (26 mars) në bllokun e banimit “11 Janari” të lagjes “Besëlidhja”, ndërsa në konflikt janë përfshirë pronari i një biznesi me dy shtetas të tjerë.

Këta të fundit kishin parkuar automjetin pranë biznesit dhe pronari u ka kërkuar ta largonin, duke sjellë debat dhe përplasje fizike mes tyre.Për pasojë mbeti i dëmtuar pronari i biznesit, i cili u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt, të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes dhe po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të saj.

Vendparkingjet e kufizuara janë kthyer në problem në Lezhë, për shkak edhe të punimeve infrastrukturore që po realizohen në qytet, duke u kthyer shpeshherë në burim konflikti mes drejtuesve të automjeteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme