Shiroka gati për sezonin turistik, sistemimi i hapësirave në zonë vlerësohet nga qytetarët

Sociale | 3 vite më parë

Moti me diell dhe ngrohja e temperaturave ka shtuar lëvizshmërinë në pikën turistike të Shirokës. 

Bashkia Shkodër ka marrë një sërë masash prag të këtij sezoni.

Plani synon sistemimin e plotë të zonës së Shirokës, duke qenë zona të dedikuara për shërbimet, korsitë e biçikletave dhe hapësirën për qytetarët.

Ky standart përfshin edhe modelin e stendave dhe çadrave që do të vendosen nga bizneset së bashku me tavolinat e shërbimit 

Zona e Shirokës është një nga pikat kryesore turistike të qytetit të Shkodrës dhe ka marrë një vëmendje maksimale për të qenë në kushte sa më optimale për t’i ofruar një sezon turistik të suksesshëm.

Gazetar: Luan Kadija 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme