Shiroka turistike, biçikleta në ujë është risia e këtij sezoni

Sociale | 1 vit më parë

Për turistët Shiroka është një magji e zbuluar rishtazi, ku krahas panoramës ka ushqim dhe njerëz të mirë.

”Vij nga Gjermania. Është hera e parë që jam në Shqipëri për 6 ditë. Kam qëndruar në Shkodër mbrëmë dhe sot vizitova Shirokën. Më pëlqen pamja, liqeni, gatimet por mbi të gjitha njerëzit Janë shumë të mirë”, u shpreh një turist.

“Është një vend i mrekullueshëm, ka ajrin, pamjen”, tha një pushues.

Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme