Shiten 199 objekte të “Paris 2024”

Gati 200 artikuj ikonë nga Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Parisit 2024 janë shitur në ankand për bamirësi, duke u dhënë të gjithë sportdashësve një mundësi të fundit për të zotëruar një pjesë të historisë sportive. 199 objektet, duke përfshirë maskotat, pishtarët, kostumet madhështore nga ceremonia e hapjes, u dorëzuan nga komiteti organizativ i “Paris 2024” dhe janë në dispozicion të të gjithë atyre që duan të kenë një kujtim nga olimpiada pariziene.
Shumë blerës kuriozë dhe dashamirës të sportit, morën pjesë në një ankand të objekteve të Lojërave Olimpike Verore, “Paris 2024. Të vlerësuara nga disa qindra deri në disa mijëra euro, 199 objekte të Olimpiadës, u ofruan për shitje në stadiumin Charléty në lagjen e 13-të të Parisit, si dhe online. Midis tyre, pesë pishtarë olimpikë, nga stafeta e flakës olimpike, u shitën për 228,556 euro.
Më pas kazani i flakës olimpike dhe fustani i kuq i Marie-Antoinette, i parë gjatë ceremonisë së hapjes, u shitën për 832 euro, sipas një njoftimi për shtyp. Veshja e personit misterioz që kërcente nga çatia në çati, kurora e mbajtur nga Philippe Katerine, pothuajse e zhveshur dhe e lyer me ngjyrë blu, zilja që zbuloi artistin gjatë kësaj ceremonie që u parapërgatitën nga Muzeu Kombëtar i Sporteve në Nice, së bashku me rreth njëzet sende të tjera, gjithashtu kanë tashmë pronarët e tyre, – thanë organizatorët për AFP.
Ndërsa një lodër e vogël prej pelushi, që përfaqësonte maskotin e kësaj olimpiade, e quajtur Phryge, i cili iu dha fituesve të medaljes së artë, u ble për 3,200 euro në internet nga një koleksionist, i cili gjithashtu bleu versionin e saj Paralimpik për 1,408 euro.
E rëndësishme është që të gjitha të ardhurat nga ky ankand do t’u dhurohen tre organizatave bamirëse nga komiteti organizativ “Paris 2024”, i cili do të shpërbëhet në qershor, kur mbaron edhe misioni i tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




