Shkarkimi i Presidentit, PS rrëzon kërkesën e opozitës në Komisionin e Ligjeve

Politikë | 1 vit më parë

Socialistët në Komisionin e Ligjeve rrëzuan kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj pavarësisht se demokratët argumentuan se kreu i shtetit i është bindur në çdo rast kryeministrit dhe nuk është bërë pengesë për të mos u shkelur Kushtetuta.

Socialistët argumentuan të kundërtën, duke theksuar se kërkesa e opozitës nuk kishte bazë ligjore dhe për pasojë, nuk duhet të shqyrtohej më tej, ashtu siç parashikon ligji.

Opozita pretendon se presidenti Begaj ka dekretuar në shkelje të Kushtetutës zgjedhjet në Tiranë, ka dekretuar një ministre “virtuale”, ndonëse Kushtetuta nuk e parashikon një rast të tillë, si dhe ka punësuar familjarë në kompani private që dyshohet se kryejnë procedura tenderimi me administratën e Presidencës.

Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër.

Një ditë më parë, socialistët rrëzuan edhe kërkesën për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme