Shkarkimi i Veliajt, Berisha: Po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese

Politikë | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për medie, ai u shpreh se Veliaj i është kërkuar në mënyrë ultimative që të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi sikurse pretendon kryedemokrati, kjo rrugë do e shpëtonte atë nga burgu

“Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira.

Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë. Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh më tej se opozita nuk do të zgjedhë rrugën e bojkotit parlamentar, edhe pse nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Unë kam parashikimin tim, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje. Unë kësaj pyetje i dhashë përgjigje dje. Unë thashë që ne nuk bojkotojmë, se ka dy filozofi. Por thashë dhe e them, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme