Shkodra pret turistë të shumtë, kryeqendra e Veriut kthehet në atraksion botëror

Sociale | 2 vite më parë

Janë nga shtete të ndryshme, të përbashkët kanë dëshirën për të eksploruar jo vetëm malin dhe detin por edhe vetë qytetin. Mes tyre duket se atraksion i padiskutueshëm mbetet Kalaja e Rozafës.

 “Jam nga Serbia është hera e parë që vij ne Shkodër dhe më pëlqen shumë, kam vizituar kalanë e Rozafës, do ia rekomandoj  dhe miqve të vijnë”, tha turisja.

“Vij nga Italia, është hera ime e parë dhe është shumë bukur, kemi qenë në Tiranë, në tale dhe pastaj kemi ardhur ne Shkodër, do shkoj në plazh. Shkodrën ma ka rekomanduar një mik i imi Shqiptar ne Itali”, u shpreh turisti.

“Është hera e parë që vij dhe po bëjmë gjiro ne Shkodër, njerëzit janë shumë të dashur, madje më të dashur se ato të Italisë, ushqimi është shumë i mire, kam provuar ushqime tradicional”,

“Vij nga shtetet e bashkuara, është hera e parë në Shkodër dhe më pëlqen shumë”, tha një tjetër turiste.

Për specialistët e turizmit, ky është viti më i mirë turistik në kryeqendrën e veriut e cila pritet të vizitohet nga 1 milion turistë.

Gazetare: Merisa  Gjoni

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme