Shndërrohet ish-fusha e mbetjeve, në Lushnjë – Do t’i kthehet qytetit si një hapësirë e gjelbër dhe funksionale
Katër vite pas ndalimit të hedhjes se mbeturinave, bashkia e Lushnjës ka ndërmarrë nismën për ta kthyer fushën e mbetjeve në një park të gjelbëruar.
E ndërtuar në lagjen Saravë përpara viteve 90-të , ndotja e mjedisit do të jetë një kapitull I mbyllur përgjithmonë. Në një sipërfaqe prej 5 ha prej një muaji ka nisur puna për mbjelljen e mijëra rrënjëve pishë e butë dhe qindra eukalipte.
“Kjo iniciativë ka filluar që para një muaji dhe kemi mbjellë 1200 pisha, 200 eukalipte dhe i zgjodhëm si pemë që pastrojnë tokën”, u shpreh Jurgen Prifti, agronom i N.P.P.
E gjithë sipërfaqja e cila po pyllëzohet do të kthehet në parkun më të madh për banorët e bashkisë Lushnje. Sipas krye bashkiakes, Eriselda Sefa, kjo zonë do të jetë një pikë referimi shlodhjeje në hapësirën e gjelbëruar.
“Së fundmi kemi filluar që ta kthejmë në një park për qytetarët e Lushnjës sepse përveç lulishtes qendrore, na mungon një parku ku të gjithë qytetarët të kalojnë çaste shlodhjeje. Deri tani është mbjellë një sipërfaqe prej 3.3 hektarësh”, tha Eriselda Sefa, kryetare bashkise Lushnje.
Sfidë kryesore në këtë proces rehabilitimi që kërkon bashkëpunimin dhe kujdesin e komunitetit, mbetet rritja e pemëve, të cilat janë zgjedhur në llojin e duhur për të ndihmuar në pastrimin e tokës dhe për të rikthyer ekosistemin e zonës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




