Shokon Nainggolan: I kërkova para një shefi, por…

Sport | 2 vite më parë

Radja Nainggolan pranoi në një intervistë për emisionin televiziv belg Bar Goens se kërkoi një shumë prej 100,000 eurosh nga trafikanti i drogës, Nasr-Eddine Sekkaki.

Ish-futbollisti belg u arrestua nga policia belge me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës si pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar. Ai u lirua më pas kur akuzat u hoqën.

“Ninxha” sqaroi se përse i kishte kërkuar para shefit: “Nuk ishin ata që kishin nevojë për para, isha unë. Njerëzit besojnë atë që lexojnë në gazetë, se unë jam i përfshirë në një rast droge. Por nuk ka lidhje me drogën”.

Gjatë intervistës, Nainggolan zbuloi se kishte kërkuar të merrte hua shumën e madhe për të shlyer borxhet e lojërave të fatit dhe llogaritë e bllokuara për shkak të divorcit. Shuma e marrë me para në dorë dhe më pas është kthyer me transferta bankare që variojnë nga 5000 deri në 30000 euro “të maskuara” si investime ndërtimore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme