“Shpejtësi e çmendur” në Babrru – Hajdutët përplasin automjetin e Policisë gjatë ndjekjes, plagosen dy efektivë
Dy persona ranë në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve blu për të ndaluar.
Kapja e tyre u arrit pas rreth dy orësh ndjekje nga Policia, ndërkohë që drejtuesi i automjetit në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie, duke lënduar dy efektivë.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, i cili ishte i vjedhur, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Policia tha se u arrestuan në flagrancë Eneriko Z., 50-vjeçar dhe Enis T., 37-vjeçar, të cilët gjatë periudhës shkurt–prill 2025 kanë kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




