Shpendët e rrallë shtegtarë – Pranvera rikthen zogjtë në Gjirokastër, apel për mbrojtjen e tyre

Aktualitet | 2 vite më parë

Stina e pranverës po rikthen në Gjirokastër shpendët shtegtarë duke përfshirë edhe llojet e rralla të tyre. Lugina e Drinos shërben si habitat për shtegtimin e shumë llojeve të shpendëve nga vendet e ngrohta.

Aktualisht përgjatë kësaj lugine janë disa shpendë në rrezik zhdukje që kanë ndërtuar foletë e tyre.

“Lugina është një korridor shtegtimi për të gjitha llojet e shpendëve të cilët kalojnë nëpërmjet Afrikës, Ballkanit dhe në Evropën veriore dhe e kundërta. Gjatë periudhë së shtegtimit, dhjetëra lloje shpendësh kalojnë në këtë luginë”, tha ambientalisti Grigor Dushi.

Lejleku është një shpend i rrallë që ka folezuar në luginën e Drinos. Ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Pjesë e shpendëve të rrallë të rikthyer është edhe një lloj i kalit të qyqes në rrezik zhdukje.

“Në qarkun e Gjirokastrës, kemi konstatuar rreth katër çifte lejlekësh të çiftëzuar. Po ashtu edhe dy çifte të kalit të qyqes. Njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Bashkinë Dropull. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të këtyre shpendëve”, tha Dushi.

Zona e Gjirokastrës ka një florë dhe faunë mjaft të pasur dhe të larmishme që po shërbejnë edhe si atraksion turistik për vizitorët dhe dashamirësit e mjedisit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme