Shqipëria bashkësponsorizoi dhe mbështeti rezolutën e OKB për gjenocidin në Srebrenicë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi të enjten pas miratimit nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun, Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Në një reagim në platformën X ministri Hasani u shpreh se, “Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë”.
“Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë-Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen”, theksoi Hasani.
“Shqipëria bashkësponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës”, u shpreh Hasani.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




