Shqipëria dhe rajoni preken nga tarifat e Trump, lista e vendeve dhe taksat për secilin shtet

Botë | 2 vite më parë

Taksat e reja të njoftuara një ditë më parë (2 prill) nga presidenti amerikan Donald Trump duket se përfshijnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipërinë.

Ndër vendet e publikuara në listën e shteteve që SHBA do tarifojë, figuron edhe vendi ynë, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut si dhe Bosnje-Hercegovina.

Tarifa e përcaktuar nga Trump për rajonin nuk është e njëjtë për çdo vend. Kësisoj, tarifa për mallrat e importit nga Shqipëria do të jetë 10%, për Kosovën 10%, për Malin e Zi 10%, për Serbinë 37%, për Maqedoninë e Veriut 33%, dhe për Bosnjën dhe Hercegovinën 35%.

Tarifat e njoftuara nga Trump synojnë orientimin dhe inkurajimin e konsumatorëve për blerjen e produkteve vendase, si dhe kanë fokus rritjen e ekonomisë së tyre.

Por jo vetëm kaq, plani i ri i masave është në vazhdimësi të adresimit të deificitit tregtar të SHBA-së dhe rishilkimit të marrëveshjeve tregtare globale.

Presidenti Trump njoftoi dje (2 prill)  valën e re të tarifave doganore ndaj shumë shteteve, duke deklaruar një taksë universale “bazë” prej 10% për importet në SHBA. Trump konfirmoi një tarifë prej 10% për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe 20% për mallrat e BE-së.

Trump njoftoi gjithashtu një tarifë prej 25% për të gjitha automjetet e prodhuara nga jashtë vendit që do të fillojë nga mesnata me orën lokale. Tarifat janë një taksë për mallrat e importuara nga jashtë që, sipas Trump, do të adresojnë tregtinë “e padrejtë” me vendet e tjera.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme