Shqipëria frikëson Andorrën

Ditën e hënë, në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit K për kaulifikeuset e Kupës së Botës ndaj Andorrës. Në konferencën për shtyp ishte kapiteni dhe njëkohësisht lojtari më i vjetër, Marc Pujol. 42-vjeçari u shpreh se e di që do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, me një skuadër që arriti në Kampionatin Evropian. Shpresoj të bëjmë një ndeshje sa më dinjitoze”.
Koldo Alvarez, trajneri i Andorrës vlerësoi në përgjithësi individët e Shqipërisë, duke evidentuar si lojtarin më të rrezikshëm Armando Brojën.
“Shqiperia do të luajë për fitore, sidomos pas humbjes ndaj Anglisë. Ka një ekip me talente, në të gjitha repartet. Lojtari më i rrezikshëm? Mund të evidentojë Armando Brojën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




