Shqipëria miraton në parim marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë

Sociale | 1 vit më parë

Polonia është një tjetër vend, që pritet së shpejti t’i bashkohet listës së shteteve me të cilët Shqipëria ka lidhur marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë.

Shqipëria dhe Polonia parafirmosën marrëveshjen në dhjetor të vitit të kaluar, pas raundit të tretë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë në nëntor.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë sigurojnë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj.. Qytetarët do të përfitojnë nga bashkimi i periudhave kontributive, duke siguruar që të mos humbasin vitet e tyre të punës.

Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë, Belgjikën, Italinë, Zvicrën.

Vendimi i i Këshillit të Ministrave

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të  nenit  10, të ligjit  nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme