Shqipëria pëson “poker” golash nga Portugalia

Shqipëria e ka nisur me një humbje 0-4 përballë Portugalisë aventurën në Kampionatin Evropian U17 që po zhvillohet në vendin tonë dhe që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
Në këtë sfidë të parë në Grupin A, luajtur në “Arena Kombëtare”, kuqezinjtë u munduan të mbanin kundërshtarin larg portës, por u goditën në minutën e 36-të nga goli i Rafael Quintas.
Në pjesën e dytë portugezët dyfishuan me Mateus Mide 68′, i cili ktheu në gol një penallti, ndërsa Anísio Cabral 82′, Tomás Soares 90’+2 kompletuan “pokerin”.
Kuqezinjtë e trajnerit Andrea Tedesco do të luajnë të enjten përballë Gjermanisë, ndërsa ndeshja e fundit, më 25 maj është ajo ndaj Francës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



