Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë ndaj Irlandës

Kombëtarja shqiptare U-19 arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Irlandës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, duke siguruar suksesin në minutat e fundit të takimit. Golat i shënuan Mattia Huqi dhe Joi Xheto Nuredini.
Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Samuele Sina, Fabian Nuhaj, Davide Avdullari, Lukas Cekrezi, Mattia Huqi (C), Andreas Llana, Rikardo Sheji, Serxho Vogli, Gabriel Kulla dhe Joi Xheto Nuredini.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me një gol shumë të bukur të kapitenit Mattia Huqi. Irlanda barazoi rezultatin në minutën e 76-të me Zak O’Sullivan, por Shqipëria reagoi menjëherë dhe gjeti golin e fitores në minutën e 87-të nga pika e bardhë e penalltisë me Joi Xheto Nuredini
Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Irlandës U-19 do të luhet në stadiumin e Luzit, të dielën në orën 11:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




