Shqipëria U-19 zyrtarizon dy miqësore kundër Irlandës, testet e fundit përpara kualifikueseve të Europianit

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy miqësore kundër Irlandës në tetor, si testet e fundit përpara ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmati do të përballen me irlandezët më 10 dhe 12 tetor, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes dhe të dyja sfidat janë planifikuar të nisin në 11:00.
Pas disa miqësoreve të zhvilluara gjatë muajve të fundit, këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të finalizuar listën e 20 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin e parë kualifikues të Europianit U-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




