Shqipëria U-19 zyrtarizon dy miqësore kundër Lituanisë, luhen të dyja në Vorë

Kombëtarja | 2 muaj më parë

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Lituanisë në vendin tonë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në stadiumin e Vorës më 30 shtator dhe 2 tetor.

Të dyja takimet do të kenë të njëjtën orë se kur do të luhen, në 15:30 të pasdites. Trajneri Fatjon Tafaj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të Euro U-19 2027.

Shqipëri–Lituani, 30 shtator, ora 15:30, stadiumi “Vora”

Shqipëri–Lituani, 2 tetor, ora 15:30, stadiumi “Vora”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme