Shqipëria U-21 zyrtarizon një tjetër miqësore, luan me Slloveninë më 5 qershor

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si një nga vendet organizatore.
Kuqezinjtë do të përballen me Slloveninë U-21, më 5 qershor 2026, në stadiumin e Ajdovščinës, në orën 20:15. Kjo do të jetë miqësorja e parë e këtij grumbullimi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi.
Në kuadër të të njëjtit program përgatitor, Kombëtarja U-21 do të zhvillojë edhe një tjetër test miqësor ndaj Italisë U-21, më 8 qershor 2026, në stadiumin “Omero Tognon” në Pordenone, ndeshje e cila është bërë tashmë publike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




