Shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas shembjes së dy urave në Rusi. Moska flet për sabotim nga Ukraina

Dy ura u shembën brenda pak orësh në Rusi , duke shkaktuar daljen nga shinat e dy trenave dhe duke ngritur alarmin tek autoritetet.
Pas shembjes së urës në rajonin e Bryansk që vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi 70 të tjerë, një tjetër urë hekurudhore është shembur, këtë herë në Kursk.
Pas këtyre dy incidenteve të ndodhur brenda pak orëve, Moska “sheh” sabotimin ukrainas
Sipas Khinstein, treni “ra në rrugën që kalon nën urë” dhe “mori flakë”. Shoferët e tij u plagosën dhe u dërguan në spital, shtoi ai.
Vetëm një orë më parë, një urë në Bryansk u shemb mbi shinat e trenit dhe shkaktoi daljen e një treni nga shinat, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 70 të tjerë.
“Për shkak të shembjes së një ure mbi shinat hekurudhore, për fat të keq kemi shtatë të vdekur” dhe “shtatëdhjetë viktima, përfshirë dy fëmijë, u dërguan në qendrat mjekësore në rajonin e Bryansk”, ndërsa “dy nga të plagosurit, përfshirë një fëmijë, janë në gjendje të rëndë”, njoftoi guvernatori rajonal Alexander Bogomaz në një mesazh në Telegram.
Guvernatori në detyrë i rajonit, Alexander Bogomaz, thuhet se fajësoi shembjen e urës për një shpërthim, duke thënë se ajo ishte “hedhur në erë”.
Andrei Klishas, një anëtar i lartë i Këshillit të Federatës, dhoma e sipërme e parlamentit të Rusisë, tha se incidenti në Bryansk tregoi se “Ukraina ka humbur prej kohësh atributet e një shteti dhe është shndërruar në një enklavë terroriste”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




