Shtëpia e Bardhë përcakton kriteret për pranimin e studentëve ndërkombëtarë në kolegje

Botë | 1 vit më parë

Administrata e Presidentit Donald Trump u ka kërkuar kolegjeve amerikane të nënshkruajnë një marrëveshje me disa kushte gjithëpërfshirëse duke filluar nga regjistrimet e huaja dhe diversiteti deri te vlerat ideologjike të studentëve dhe stafit për të pasur akses preferencial në fondet federale.

Memorandumi u bën thirrje kolegjeve të ndalojnë përdorimin e preferencave racore ose seksuale në pranimet e studentëve, të ngrijnë tarifat e shkollimit për pesë vjet, të kufizojnë pranimet ndërkombëtare të studentëve universitarë në 15%, t’u kërkojnë studentëve të ardhshëm të japin Testin e Standardizuar të Gjuhës Angleze (SAT) ose një test tjetër të ngjashëm pranimi, dhe të minimizojnë ndikimin e notave të studentëve të ardhshëm, sipas të njëjtit memorandum.

Trump ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale për universitetet për një sërë çështjesh, të tilla si protestat pro-palestineze kundër luftës së aleatit të SHBA-së, Izraelit, në Gaza, politikat transgjinore , iniciativat klimatike dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime për lirinë e fjalës dhe lirinë akademike lidhur me veprimet që ata thonë se synojnë të përafrojnë universitetet me axhendën politike të Trump.

Ndërsa Trump pretendon se universitetet kanë vlera “antiamerikane” dhe antikonservatore.

Gjithashtu thuhet se universitetet duhet të ndajnë të gjithë informacionin e njohur në lidhje me studentët e huaj, përfshirë të dhënat e disiplinës, me kërkesë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Shtetit.

Udhëzimi ka të ngjarë të ngrejë shqetësime për procesin e rregullt ligjor dhe privatësinë në dritën e përpjekjeve të fundit të administratës Trump për të deportuar studentët pro-palestinezë .

Universitetet që nënshkruajnë do të marrin “përfitime të shumta pozitive”, duke përfshirë “grante federale të konsiderueshme dhe kuptimplote”, thuhej në një letër drejtuar udhëheqësve të universiteteve

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme