Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk u njoftua nga Ukraina për sulmin ndaj Rusisë

Botë | 1 vit më parë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump nuk u njoftua nga Ukraina para se Kievi të kryente sulmin me dronë ndaj Rusisë që shkatërroi përbërësit kryesorë të triadës bërthamore të Kremlinit.

Ky njoftim i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Kievi pretendoi se shkatërroi më shumë se 40 avionë strategjikë të bombave ruse, i cili përfshinte sulme me drone në pjesë të shumta të Rusisë, duke goditur për herë të parë edhe Siberinë e largët.

I pyetur nëse Trump e aprovon sulmin, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se “do të doja ta lejoja presidentin të fliste vetë’”

“Presidenti nuk dëshiron ta shohë zgjatjen e kësaj lufte. Ai dëshiron që të ndalen luftimet. Ai dëshiron që njerëzit të mos vdesin më njerëz dhe se ai dëshiron që kjo të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. Kjo është një luftë shumë larg nesh, por presidenti po kërkon për paqen dhe kjo është ajo që ai dëshiron të shohë”, tha zëdhënësja.

“Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kreu një operacion special në shkallë të gjerë të koduar “Spider Web” për të shkatërruar bombat ruse,” njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Ukrainës Ukrinform, duke përmendur burimet e saj.

Sulmi shënjestroi katër fusha ajrore menjëherë, duke përfshirë Olenya, Ivanovo, Dyagilevo dhe Belayas.  

Baza ajrore e Belayas është në rajonin siberian të Irkutsk, qendra administrative e të cilit është më shumë se 4.300 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme