Shtëpia muze e “Kongresit të Lushnjës”, shtohet interesi nga vizitorët vendas e të huaj

Sociale | 3 vite më parë

Shtëpia muze e  “Kongresit të Lushnjes” është objekti kulturor më i vizituar në kryeqendrën e Myzeqesë, Lushnje. 

Shtëpia, pronë e patriotit lushnjar Kaso Fuga, ka hyrë në histori si një ngjarjet më të mëdha të historisë së kombit shqiptar. 

Prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, kongresi me pjesmarrës nga gjithë Shqipëria u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. 

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. 
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Të gjitha këto, por edhe fragmente të tjera historike kanë ngjallur kureshtjen e nxënësve të shkollave, turistëve vendas dhe të  huaj. 

Gazetare Ornela Ceka

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme