Shtohen rastet me kancer të lëkurës – Mjekë pohojnë se Melanoma po kapet në stade të avancuara

Shqiptarët janë më të rrezikuarit për t‘u prekur nga kanceri I lëkurës për shkak të ekspozimit më të gjatë të diell gjatë vitit se të tjerët.
Rreziku ndaj kancerit të lëkurës në Shqipëri është gjithnjë në rritje për shkak të ekspozimit më të gjatë në diell gjatë vitit si dhe neglizhencës në kontrollin e nishaneve. Mjekët thonë se rastet me kancer në lëkurë janë shtuar dhe se pacientët vijnë në stade të avancuara
Mjekja Monika Fida u shpreh për RTSH se, “statistikat e raportuara por edhe ato ç’ka ne hasim në praktikën e përditshme, numëri I pacientëve me kancer të lëkurës dhe melanomë është më I lartë se sa numëri I pacientëve të diagnostikuar disa vite më parë . Vetëm në Janar unë kam diagnostikuar dy pacientë me kancer në fazë metastatike”
Por mjekët ende konstatojnë stepje për sa I përket kontrollit të hershëm të nishaneve veprim ky që shpëton jetë:
“Sidomos tek gjeneratat e vjetra të cilët ende kanë mendësinë e gabuar që nishanet nuk duhen prekur se mund të sjellin prognozë të keqe. Diagnostikimi I hershëm ka më pak kosto për të sëmurin”, shprehet mjekja Fida.
Por çfarë duhet të na bëjë të vrapojmë drejt mjekut?
“Nëse vëren një lesion të ri , ose nishane që kanë pësuar ndryshime në formë, ngjyrë, madhësi atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut. Më të rriskuar janë individët me histori familjare të melanomës, ata që kanë ngjyrë të çelët të lëkurës, ata që kanë mbi 50 nishane në trup apo që kanë bërë kimioterapi”
Mjekët apelojnë për kontrolle një herë në vit dhe të ekspozohemi të mbrojtur me kremra në diell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




