Shurupet indiane helmuese, AKBPM: Nuk janë importuar asnjëherë në kanale zyrtare

Uncategorized | 1 vit më parë

10 ditë më parë India u shokua nga një ngjarje tragjike. 21 fëmijë nën 5 vjeç humbën jetën  pasi konsumuan tre lloje shurupi për kollë për shkak të ftohjes që ata kishin marrë.

Niveli i kontaminimit ishte alarmant: Autoritetet indiane zbuluan se shurupi Coldrif ishte i përbërë nga gati 50% dietilen glikol, një lloj antifrizi industrial toksik për njerëzit. Dy shurupët e tjerë u kontaminuan nga e njëjti kimikat por në doza më të vogla.

OBSH u sinjalizua për situatën në datën 8 tetor dhe menjëherë lëshoi raportin alert për produktet mjekësore, i pesti për këtë vit.

Ky raport identifikon shurupet e kontaminuar  me emrat :  COLDRIF, Respifresh TR dhe ReLife, të prodhuara nga firmat farmaceutike  “Sresan” , “Rednex” dhe “Shape Pharma”.

OBSH sqaron se produktet janë të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët dhe mund të shkaktojnë dëme serioze shëndetësore deri dhe vdekje dhe paralajmëroi se ilaçe të tilla mund të arrijnë në vende të tjera përmes kanaleve të parregulluara të shpërndarjes.

Pas këtij alerti, Agjencia Kombëtare t Kontrollit të Barnave ka publikuar menjëherë njoftimin në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale duke sqaruar se këto barna nuk kanë Autorizim për Tregtim dhe nuk janë importuar asnjëherë nëpërmjet kanaleve zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Agjencia i rekomandon publikut marrjen e barnave me pullën e kontrollit të agjencisë ndërsa profesionistët e shëndetit të raportojnë në çdo rast efektet të padëshiruara tek pacientët në faqen e Farmakovigjilencës.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme