Siguria në gjykata, kreu i Policisë së Shtetit takim në SPAK

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte (14 tetor) në Prokurorinë e Posaçme, për të diskutuar në lidhje me sigurinë në gjykatat e vendit.

Pak ditë më parë, edhe kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci zhvilloi një takim me kreun e GJKKO-së, ku u kërkua inspektimi i ambienteve të gjykatave.

Ngjarja tragjike e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ka sjellë një vëmendje të shtuar mbi sigurinë në gjykata.

Vrasja e tij shkaktoi një tronditje të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur reagime të fuqishme nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të shtetit.

Pas ngjarjes së rëndë, gjyqtarët e vendi zhvilluan Mbledhjen e Gjyqtarëve, ku kërkuan ndërhyrje për garantimin e sigurisë në gjykata dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme