Siguria në Samitin e NATO-s në Ankara, arrestohen në Turqi mbi 200 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Botë | 4 muaj më parë

Policia turke kreu një operacion të gjerë në Ankara që rezultoi me ndalimin e më shumë se 200 personave të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste, përfshirë organizatën Shteti Islamik. Zyra e prokurorit të Ankarasë tha se 209 persona u ndaluan në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë janë në kërkim.

Sipas saj, 185 nga të dyshohen se janë anëtarë të disa organizatave të ekstremit të majtë të përcaktuara si grupe terroriste nga Ankaraja. Aksioni policor u zhvilluan në prag të Samitit të NATO-s që mbahet më 7 e 8 korrik në kryeqytetin turk, ku do të mblidhen liderët e 32 shteteve anëtare të Aleancës Ushtarake, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Turqia ka planifikuar masa të rrepta sigurie për samitin, përfshirë ndalimin e protestave dhe kufizimin e qasjes në rrugët që çojnë drejt aeroporteve si dhe izolimin e zonave përreth vendit ku do të mbahet samiti dhe hoteleve ku do të qëndrojnë delegacionet.

Si pjesë e masave të sigurisë, zyra e guvernatorit të Ankarasë njoftoi ndalimin e të gjitha tubimeve nga 28 qershori deri në fund të samitit të NATO-s më 8 korrik. Siguria është ndër prioritetet kryesore të qeverisë turke, duke njoftuar shpesh operacione të tilla. Edhe gjatë muajit maj, forcat e rendit ndaluan 324 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik në një aksion të shtrirë në të gjithë vendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme