Siguria rrugore, ekspertët vazhdojnë ta shohin problemin te moszbatimi i Kodit Rrugor

Aktualitet | 2 vite më parë

Për të shmangur aksidentet rrugore nevojitet zbatimi korrekt i kodit rrugor.

Nisur dhe nga aksidenti më i fundit në Kukës me dy jetë të humbura, eksperti i qarkullimit rrugor Tahir Gashi krahas rritjes së parametrave të sigurisë rrugore nga institucionet përgjegjëse e vlerëson thelbësore vetndërgjegjësimi e drejtuesve të mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit.

Rruga e Kombit në pjesën më të madhe të saj i plotëson parametrat e sigurisë, por ekspertet vlerësojnë se ka mungesa në segmente të veçanta tek të cilët duhet të vihet dorë.

Tahir Gashi, ekspert i auto-shkollave dhe njohës i mirë i rregullave të qarkullimit rrugor thotë se një rrugë e tillë duhet të plotësojë të gjitha standardet për të kryer funksionin e saj jo vetëm për qarkullimin e mjeteve por edhe për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

“Duhet të jetë e rrethuar dhe e ndriçuar për së gjati“ absolutisht këtu duhet të ketë rrethim.“

Në këtë segment ku jemi në është autostradë  me përmasa , e pajisur me sinjale rrugore por ne tejkalojmë shpejtësinë e lejueshme.

Në pikën e rrezikshme ,aty ku ndodhi edhe aksidenti i fundit me dy viktima, Gashi thotë se duhet rrethim me mbrojtëse metalike.

Me tej ai referon faktorët që ndikojnë në humbjen e kontrollit të mjetit dhe aksidentet rrugore

“Duhet të shikohet gjendja teknike e mjetit.  Duhet të jetë psikologjiskëshit i qetë, mos të jetë i ndikuar nga alkooli dhe mos të tej kalojë normat e shpejtësisë. Duke ruajtur shpejtësinë drejtuesi i mjetit është në gjendje që të shmang aksidentet.

Një tjetër problematike e cila u vu re edhe gjatë intervistës është qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të pambuluar e cilesuar nga ekspertet si burim aksidenti dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

Vetëdijesimi i çdo drejtues mjeti është primar për të dalë në rrugë, ndaj sipas Gashit secili prej tyre duhet të këtë parasysh kërkesat primare për të qenë i sigurt në rruge.

Vetëm në këtë segment të rrugës së kombit kanë ndodhur shume aksidente me të paktën 7 humbje jete në periudha të ndryshme kohore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme