Sihana Haxhinikaj zbulon emocionet për Fest 64: Ëndrra ime është të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion

Kulturë | 11 muaj më parë

Këngëtarja shqiptare Sihana Haxhinikaj ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Çasti i Duhur” në RTSh1, ku ka ndarë emocionet dhe pritshmëritë e saj për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës 64 ku do të marrë pjesë me këngën “Horizont”. Ajo u shpreh se pjesëmarrja në këtë festival ka qenë gjithmonë një dëshirë e hershme, ndërsa tani ndihet e lumtur që është pranuar në garë.

Ajo tregoi se kënga me të cilën do të konkurrojë në Fest 64 është një baladë e fuqishme me mesazh universal. Fillimisht e ka shkruar në anglisht, ashtu siç e kishte imagjinuar, duke e ndërtuar sipas emocioneve dhe vizionit të saj artistik.

“Gjithmonë e kam pasur dëshirë të marrë pjesë dhe jam shumë e lumtur që jam pranuar dhe gjithmonë kam pasur dëshirë që të marrë pjesë në Festival dhe të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Kur kam qenë e vogël gjithmonë e kam dashur muzikën, më pas kam marrë leksione për kanto dhe në 2022 kam marrë pjesë tek “The Voice Australia””, u shpreh Sihana.

Ajo tregoi se kënga me të cilën do të konkurrojë në Fest 64 është një baladë e fuqishme me mesazh universal. Fillimisht e ka shkruar në anglisht, ashtu siç e kishte imagjinuar, duke e ndërtuar sipas emocioneve dhe vizionit të saj artistik.

“Kënga ime që do marrë pjesë në Fest 64 është baladë dhe është një këngë që ka shumë kuptim dhe shumë e fortë. Fillimisht këngën e kam shkruar në anglisht siç e kam imagjinuar dhe e kam bërë këngën ashtu siç e dëshiroja. Kënga ka mesazhin se ndonjëherë në jetë na ndodh diçka dhe përsëri ngrihemi dhe ndjekim atë dritë. Kjo këngë nuk është vetëm për ne shqiptarët por për të gjithë botën sepse gjithmonë kam dashur një këngë që të jetë për këdo.  Do të jap më të mirën në Festivalin e Këngës por çfarë të ndodh të ndodh”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme