Silvinjo para ndeshjes me Serbinë: Jemi gati, zbresim në fushë për fitore

Kombëtarja | 1 vit më parë

“Serbia është një skuadër e fortë, me lojtarë të fortë fizikisht, por edhe ne kemi lojtarët tanë, Brojën, Manajn, Uzunin, Bajramin…”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo në prag të ndeshjes me Serbinë, që do të luhet të shtunën në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.

“Është një skuadër e fortë, e dimë të gjithë. Ka lojtarë të fortë, por dhe ne kemi lojtarët tanë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar. Janë 90 minuta dhe mund të ndodhë çdo gjë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët”.

“Shumë trajnerë ankohen për situatën e lojtarëve në fund të sezonit. Gjatë ndeshjes me Andorrën kemi bërë disa ndryshime, kanë rezultuar mirë. E kam në mendje formacionin, do bëjmë dhe një stërvitje të fundit dhe do shikojmë. Nesër do e mësoni dhe formacionin”.

“Mendoja të sillja dhe babain tim nga Brazili për të ndjekur ndeshjen, por ishte një udhëtim shumë i gjatë. Të gjithë lojtarët janë gati, shpresoj të shijojmë një ndeshje shumë të bukur nesër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme