Sinner mposht Alcaraz dhe fiton për të dytin vit radhazi  ATP Finals

Sport | 12 muaj më parë

Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi. Tenisti italian ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 (7-6, 7-5) në një finale të luftuar rivalin Carlos Alcaraz.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të takimeve në karrierë midis të dyve në 16 (10 me 6 për spanjollin).

Jannik Sinner mundi Carlos Alcaraz në finalen e ëndrrave për të konfirmuar titullin e tij në ATP Finals: 7-6, 7-5 për italianin, i cili kështu përsëriti titullin që fitoi në Torino dymbëdhjetë muaj më parë. Kjo është fitorja e 24-t në karrierën e Jannik, e gjashta e sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme