Sir Hamilton në “pole” për Gazën: Një tragjedi e madhe, s’mund të qëndrojmë duarkryq!

Formula 1 | 1 vit më parë

Sir Lewis Hamilton ka vendosur të bëjë hapin e madh i pari duke u kthyer në sportistin e parë me famë botërore që kërkon të sensibilizojë dhe të kërkojë ndihmë për palestinezët.

Piloti i Ferrari-t, nëpërmjet një postimi në Instagram ku numëron diçka më shumë se 40 milionë ndjekës, bëri me dije se ka dhuruar fonde në tri organizata, të cilat “punojnë pa pushim për të ndihmuar ata që janë në nevojë”.

“Përballë një tragjedie të tillë vështirë të  mos ndihesh i pafuqishëm, por ne nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë. Disa organizata të mrekullueshme po bëjnë një punë të madh për të ndihmuar popullin palestinez, por kanë nevojë për fonde që të vazhdojnë të jenë efiçente”, shkroi mes të tjerash piloti britanik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme