Sir Lewis Hamilton pranon se nuk do të bëjë tifo vetëm për Anglinë: Brazili ka qenë skuadra ime e preferuar!

Angli | 5 muaj më parë

Sir Lewis Hamilton ka pranuar se në Botërorin 2026 nuk do të bëjë tifo vetëm për Anglinë.

Ikona e Formula 1 njihet për pasionin që ka për futbollin ndihet i detyruar që të mbështesë edhe kombin e Amerikës së Jugut për shkak të stilit dhe kulturës së tyre të futbollit.

Hamilton, një mbështetës i Arsenalit në fëmijëri, zbuloi besnikërinë e tij të ndarë përpara fundjavës së Çmimit të Madh të Monakos, ku ylli i Ferrarit shpreson të ngjitet në pod.

“Për mua, është e vështirë të zgjedh. Sinqerisht, Brazili ka qenë gjithmonë skuadra ime e preferuar. Duke u rritur në Angli, më pëlqente ta shihja Brazilin të luante. Mendoj se janë ngjyrat, kultura dhe lojtarët gjithmonë dukeshin më të aftë, ishin shumë të mirë. Unë vlerësoj prejardhjen e tyre. Shumë lojtarë vijnë nga rrugët ku luajnë pa këpucë dhe ka diçka mjaft të veçantë në lidhje me kulturën braziliane”, tha Hamilton.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme