Situata pas reshjeve në Lezhë,ndotje nga mbetjet, bashkia ndërhyrje nga Rana e Hedhur deri në Kune

Aktualitet | 10 muaj më parë

Pas tërheqjes së ujit të detit, në plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë evidentuar zona të mbuluara me trungje drurësh dhe mbetje plastike, duke krijuar ndotje mjedisore. Përballë kësaj situate, Bashkia e Lezhës po ndërhyn për pastrimin e vijës bregdetare.

Prurjet e shumta të lumenjve gjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut kanë depozituar sasi të konsiderueshme mbetjesh drejt bregdetit të Lezhës.

Me stabilizimin e kushteve atmosferike, përballë kësaj situate të krijuar këtë të hënë punëtorë me mjete të shërbimeve janë angazhuar në terren për largimin e mbetjeve dhe rikthimin bregdetit në gjendje normale.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë Jurgen Marku thotë se po ndërhyhet nga Rana e Hedhur deri në Kune.

“Kontrollet do të jenë të vazhdueshme në varësi të situatave që do të krijohen, me qëllim që t’i mbajmë këto zona të pastra gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Prurjet e lumenjve Drin dhe Mat vijojnë të sjellin ndotje të madhe në bregdetin e Lezhës, sa herë ka shtim të prurjeve nga reshjet e shiut, duke i kthyer në shqetësim për zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme