Skënderbeu prezanton 6 afrimet e merkatos së dimrit

Kategoria e Parë | 9 muaj më parë

Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme 6 lojtarët që janë bashkuar me skuadrën korçare gjatë merkatos së dimrit.

Portieri Ilir Dobjani, mbrojtësi Klaidi Çela, mesfushori Klejdi Paloka dhe sulmuesit Aldi Gjumsi, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj janë zyrtarisht lojtarët të klubit korçar.

Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen e Kategorisë me 47 pikë pas 20 javësh dhe është favoriti kryesor për tu ngjitur në Abissnet Superiore këtë sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme