Skuadrat shqiptare kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League. Të tre skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.
Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet sot në orën 21:00.
Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.
Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




