Son, lamtumirë Tottenham: Vendimi më i vështirë i jetës sime, por po kërkoj sfida të reja

Është fundi i një epoke te Tottenham. Kapiteni i Spurs, Heung Min Son, konfirmoi në konferencën për shtyp se do të largohet nga klubi pas 10 vitesh.
“Kërkova të transferohem. Ky është vendimi më i vështirë i jetës sime, por unë kam vendosur të largohem. Kam dhënë më të mirën time këtu dhe tani kam nevojë për një sfidë të re. Arrita në Londër si një djalë që nuk fliste anglisht dhe tani po largohem si burrë. I falënderoj të gjithë tifozët për dashurinë që më kanë treguar gjatë gjithë këtyre viteve”, tha futbollisti i Koresë së Jugut.
Sulmuesi 33-vjeçar mbërriti në Premier League nga Bayer Leverkusen në vitin 2015 dhe ka bërë mbi 450 paraqitje për Spurs. Në maj, ai fitoi Europa League, duke shënuar 173 gola për Spurs. Ai ende nuk e ka specifikuar destinacionin e tij të ri, megjithëse e ardhmja e tij duket se do të përfshijë MLS, konkretisht Los Angeles FC.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



