Spanja, fituese e Kupës së Botës për herë të dytë

Spanja është fituese e Botërorit 2026. Përfaqësuesja spanjolle mposhti Argjentinën në finale me rezultatin 1-0 pas 120 minutash lojë. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të. Ky është trofeu i dytë i këtij lloji pas atij të fituar në vitin 2010.
Në ndeshjen e luajtur në MetLife Stadium, Yamal kërcënoi në fillim, i ndjekur nga Oyarzabal dhe Cucurella, ndërsa Messi dhe shokët e tij të skuadrës nuk arritën të gjuajnë në portë në pjesën e parë, ndërkohë që Lisandro Martinez doli jashtë i dëmtuar.
Baena kishte një mundësi në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që Ferran Torres u neutralizua nga portieri argjentinas në tentativën e tij me kokë. Në fundin e 90 minutave, Argjentina mbeti me një lojtar më pak, Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0, ndërsa fillimi i shtesës solli një gol të spanjollëve me Nico Ëilliams, por që u anulua për shkak të një kontakti të mëpashëm të Merinos ndaj Otamendi.
Megjithatë, përpjekjet e spanjollëve u zhpërblyen në minutën e 106’ me Ferran Torres që mposhti Martinez me një gjuajtje të saktë, ndërsa shtatë minuta më vonë iu anulua një tjetër gol, kësaj radhe për pozicion jashtë loje.
Në minutat e mbetura Argjentina u përpoq me të gjitha forcat për të ndryshuar fatin e kësaj sfidë, por a rezultat. Spanja shpallet kështu Kampione e Botës për herë të dytë në historinë e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




