Spanja, Pedri: Do donim të fitonim si në në vitin 2010

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ylli i Barcelonës, Pedri, foli për RTVE, duke prekur një sërë temash, nga Kupa e Botës te Julian Alvarez, te ndeshja e radhës e La Rojas kundër Uruguait dhe një krahasim me ekipin spanjoll të vitit 2010, fitues të dy Kampionateve Evropiane dhe një Kupe Bote.

Mbi mbërritjen e mundshme të Julian Alvarez te Barcelona – “Nuk kam ndërmend të ndërhyj, është çështje e klubit, por e dua Julian-in si lojtar dhe gjithmonë shpresoj që Barcelona të blejë lojtarë të fortë. Shpresoj që ai të vijë, dhe nëse kjo ndodh, ai do të jetë i mirëpritur!”

Mbi pozicionin e tij në fushë – “Më pëlqen të luaj në mesfushë, si numër 8, pra pak më larg se ku luaj për Spanjën. Kjo është në rregull, por si numër 8 e prek topin më shumë, kam më shumë ndjesi për lojën”.

Për ndeshjen kundër Uruguajit në raundin e tretë të fazës së grupeve në Kupës së Botës 2026 – “Uruguaji ka shumë intensitet, ata nuk e humbasin topin,  japin gjithçka në fushë. Do të jetë e vështirë. Pavarësisht nëse ka faulle apo jo, futbolli është një sport kontakti. Nëse e kemi topin, dominojmë çdo ekip, dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë.”

Për Ferran Torres – “Ferran është një vlerë e shtuar për ekipin, ai mezi pret të shënojë herës tjetër. Jam i sigurt se do të ndodhë dhe do të na ndihmojë”.

Për Gavin – “Ndonjëherë më jep dhimbje koke, por ndonjëherë është vërtet i dobishëm. Ka ditë kur dua ta vras, dhe ditë të tjera kur e dua”.

Për Yamal – “Lamine është plot talent, ka cilësi, një ndryshim ritmi dhe vizion të shkëlqyer në pasimin e fundit. Ai është thelbësor për ne, ai mund të bëjë diferencën.”

Për transferimin e Marc Cucurellës te Real Madridi – “I uroj Cucu gjithë të mirat, ai është një lojtar që meriton të jetë në një ekip të shkëlqyer, është një lojtar i nivelit të lartë. Jam i lumtur për të”.

Për Messin – “Kam qenë me fat që kam luajtur me të, që e shijoj si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ajo që bën në moshën e tij është e mrekullueshme”.

Mbi ndryshimet midis kësaj Kupe Bote dhe Kupës së Botës 2010 – “Futbolli ka ndryshuar shumë që nga viti 2010, ata luajtën në mënyrë spektakolare. Komunikuan në mënyrë të përkryer, ishte një ekip me cilësi të shkëlqyera. A ka ndonjë ngjashmëri midis nesh dhe atyre? Ne fituam një Kampionat Evropian si ata, kështu që le të shpresojmë që ta fitojmë edhe Kupën e Botës si ata!”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme