Spanjë/ Rashford kthehet në problem, Barcelona funksionon pa anglezin

Spanjë | 1 vit më parë

Debutimi në La Liga ishte për tu harruar për Marcus Rashford, i cili u largua nga fusha e lojës në pushimin mes pjesëve. Hansi Flick nuk kurseu 27-vjeçarin në transfertën e Levantes dhe vendimi për ta zëvendësuar i dha të drejtë pasi mitë përmbysën ekipin vendas 3-2.

“Marcus kishte disa shanse në pjesën e parë dhe tregoi se mund të na ndihmojë. Në pjesën e dytë na u desh që të ndryshonim disa gjëra në fushë dhe për këtë motiv vendosëm të aktivizonim Raphinha-n në krah. Mendoj se duhet të merrnim disa vendime të drejta”, komentoi Flick zgjedhjen që bëri kur la në dhomat e zhveshjes sulmuesin anglez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme